Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, the se VLEN duhet të bindë partnerët e tyre që të votojnë rezolutën për ish-krerët e Kosovës dhe jo të bëjë lojëra.

“E vërteta është një, dy nuk janë. Shumicën e anëtarëve në çdo komision e ka qeveria. Tash kush duhet ta bëjë shumicën që të kalojë rezoluta për ish-krerët e Kosovës. Shumica parlamentare apo. Shumë e thjeshtë është. Lojërat se unë do të marrë pjesë, por nuk do të kalojë , nuk kalojnë. Zotëritë e VLEN-it duhet të folin me partnerët e vet, nëse i ka partner që realisht nuk janë partner, të flasin dhe të thuan se ky është vullnet i shqiptarëve, populli i dytë këtu në shtet, se kjo duhet të mbështetet se edhe ato mbështesin diçka”, deklaroi Bexheti. /

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume