Më datë 23.02.2026, rreth orës 21:30, në një pikë karburanti në autostradën Shkup-Kumanovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin O.K. (33 vjeç) nga Turqia. Ai u kap duke transportuar me një automjet të tipit “Skoda” me targa të Kosovës gjashtë persona migrantë, tre prej të cilëve ishin nga Egjipti dhe tre nga Algjeria.
​Paraprakisht, në pikën pagesore të Romanovcit, personi në fjalë nuk kishte ndaluar në shenjën e dhënë nga policia dhe kishte tentuar të ikte. Megjithatë, pas marrjes së masave operative, automjeti është lokalizuar dhe O.K. është arrestuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzim penal përkatës për kontrabandë me migrantë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume