Nënkryetari i Kuvendit, Antonijo Milloshoski, realizoi takim pune me Zholt Bunfort, përfaqësues
special për Ballkanin Perëndimor të Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, i shoqëruar nga Gjula
Shomogji, këshilltare dhe Juliana Armash, këshilltare, si dhe zëvendësshefi i Misionit, Atila Fodor.
Në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer maqedono-hungarez dhe gatishmëria për të
avancuar më tej marrëdhëniet e dy vendeve në më shumë fusha. U theksua angazhimi për
intensifikimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike përmes zbatimit të projekteve të përbashkëta,
si dhe afrimi i dy popujve përmes forcimit të marrëdhënieve miqësore dhe shkëmbimit kulturor.
Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, Bunfort, theksoi mbështetjen e Hungarisë për
integrimin e Maqedonisë në BE, duke theksuar se anëtarësimi në BE nuk është shpërblim, por
njohje e përpjekjeve reformuese dhe progresit të arritur në periudhën e kaluar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume