SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër B.I. (23) nga Bogovinë për veprën penale “rrezikim i sigurisë”.
Sipas policisë, më 10.07.2025, në një objekt hotelierik në fshatin Bogovinë, i dyshuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar një nëpunës policor gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare.
“Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij është ngritur kallëzim penal”, raporton Tetovasot, duke cituar SPB Tetovë.