SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër B.M. (26) nga fshati Jazhincë për veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e veprimit zyrtar”.
Sipas policisë, më 12.12.2025, në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, i dyshuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka penguar nëpunësit policorë gjatë shqiptimit të një dënimi për kundërvajtje në trafik.
“Rasti është proceduar dhe ndaj personit është ngritur kallëzim penal”, raporton Tetovasot, duke cituar SPB Tetovë.