Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka mirëpritur sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me një mesazh të veçantë publik.

“Mirë se erdhe në Çair, vëlla President i Shqipërisë, Bajram Begaj”, ka shkruar Mexhiti, duke shprehur respektin dhe mikpritjen për kreun e shtetit shqiptar.

Vizita e Presidentit Begaj në Çair vlerësohet si një moment i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar në rajon. Presidenti Begaj do të viziojë edhe Tetovën, Gostivarin dhe Çashkën. /TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume