Me datë 02.03.2026, në orën 23:00, në rrugën lokale Gjevgjeli-Pika Kufitare Bogorodicë, nëpunës policorë nga Njësia Policore për Sigurinë në Trafikun Rrugor – Gjevgjeli e privuan nga liria F.S. (46) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh ,,Daçia” me targa kombëtare të Shqipërisë, të cilin e drejtonte, me ç’rast në automjet ishin gjetur pesë persona emigrantë, nga të cilët katër persona nga Afganistani dhe një person nga Turqia.
Personi është dërguar dhe mbajtur në Stacionin Policor -Gjevgjeli, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume