​Më datë 02.03.2026, në ora 21:20 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria shtetasen A.L. (18 vjeçe) nga Tetova. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor në rrugën “Marshall Tito”, punonjësit e policisë kanë ndaluar një traktor me targa të Tetovës, të cilin ajo po e drejtonte.

Pas marrjes së masave, u konstatua se A.L. nuk posedonte patentë shoferi. Traktori është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet padi përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume