Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, aksidenti kishte ndodhur më 17 shkurt.

“Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ km 10, Vërmicë/ 17.02.2026 – 14:30. Me 03.03.2026 lidhur me rastin është njoftuar nga QKUK se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar aty, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume