“Në dy javët e ardhshme do e shohim efektin e parë”, kështu tha në Click Plus ekonomisti Fatmir Bytyqi duke paralajmëruar se me përshakllëzimine situatës në Lindjen e Mesme do të ketë rritje të çmimeve dhe të inflacionit.

Bytyqi tha se “paratë që qytetarët e varfër i kanë, vlejnë më pak pasi më pak do të mund të konsumojnë”, e ndërkohë pati kritika edhe për sektorin privat dhe bizneset, pasi siç tha, gjatë krizave janë munduar të përfitojnë duke i rritur çmimet

“Bizneset nuk janë sjell shumë në aspekt moral dhe etik gjatë krizave. Zakonisht fitimet më të mëdha i kanë bërë gjatë krizave. Edhe gjatë kohës kur kam qenë unë në qeveri dhe me masa të ndryshme u munduam t’i ndalim, përvoja po tregon”, deklaroi Bytyqi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume