“Tetovasot” mëson se një konflikt mes fëmijëve ka përfunduar me përleshje fizike mes dy të rriturve në rajonin e Gostivarit.

Më 04.03.2026 rreth orës 20:30, në Gostivar, në polici ka raportuar F.M. (35) nga fshati Skudrinë, komuna e Mavrovë dhe Rostushë, se është sulmuar fizikisht nga M.Z. (44) nga i njëjti fshat.

Sipas njoftimit, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje paraprake mes fëmijëve të tyre të mitur.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, pritet të parashtrohet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume