“Tetovasot” mëson se policia ka arrestuar edhe një të ri në Gostivar që drejtonte automjet pa leje drejtimi.

Më 04.03.2026 rreth orës 09:15, policia nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka privuar nga liria S.A. (20) nga Gostivar.

Gjatë kontrollit në rrugën “Beliçica”, është ndalur një veturë Audi me targa të Gostivarit, ndërsa pas verifikimit është konstatuar se ai drejtonte automjetin pa pasur të dhënë provimin e vozitjes.
Veturës i është bërë sekuestrim dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume