Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh fetarë të krishterë.

Në videon e postuar nga një ndihmës i tij në rrjetet sociale, Trump shfaqet i ulur në karrige me sy mbyllur, ndërsa pastorët ungjillorë dhe “televangjelisti” Greg Laurie luteshin për të dhe ushtarët amerikanë “në këto kohë sfiduese”.

Anëtarët e tjerë të grupit shihen teksa qëndrojnë pas presidentit, disa prej tyre duke e prekur me dorë.

Margo Martin, këshilltarja e Trump për komunikimin, tha përmes një postimi në X se presidenti kishte mirëpritur pastorë nga i gjithë vendi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume