“Tetovasot” mëson se policia në Gostivar ka arrestuar dy persona lidhur me posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Gjatë ditës së 08.03.2026, zyrtarët policorë nga Njësia për Kriminalitet në Gostivar kanë arrestuar B.H. pasi tek ai është gjetur marihuanë.
Më vonë, rreth orës 23:00, me urdhër gjykate është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të J.K. (33) në Gostivar, i cili dyshohet se më parë ia kishte shitur marihuanën personit B.H.
Gjatë kontrollit është gjetur sërish marihuanë, ndërsa J.K. është arrestuar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.