Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk beson se Lideri i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mund të “jetojë në paqe”.

“Nuk besoj se ai mund të jetojë në paqe”, tha Trump në një intervistë me Fox News për Khamenein e ri.

Siç shkruan CNN, nuk është e qartë se çfarë nënkuptonte Trump me këtë, derisa ai vazhdimisht ka shprehur zhgënjim për zgjedhjen dhe ka këmbëngulur që SHBA-të të përfshihen në zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm të vendit.

“Isha i zhgënjyer, sepse mendojmë se kjo do të çojë në më shumë të njëjtin problem për vendin. Kështu që u zhgënjeva kur pashë zgjedhjen e tyre”, ka thënë Trump për gazetarët në Florida.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume