Policia në Gostivar ka arrestuar një person për përdorim droge në një objekt hotelierik. Siç mëson Tetovasot, më 10 mars rreth orës 17:30 në bulevardin “Goce Dellçev”, zyrtarët policorë kanë arrestuar A.M. (26) nga fshati Senokos.

Ai është kapur duke përdorur drogë në lokal, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume