Një burrë ka vdekur të premten, pasi që nga gushti i vitit të kaluar ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar më herët pasi ishte sulmuar nga dy të dyshuar.

Sipas Policisë viktima ishte lënduar rëndë në fshatin Përlëpnicë të Gjilanit, në afërsi të liqenit.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin policor./Klankosova.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume