Xhiroja e 23-të në elitën e futbollit vendor nis sot me dy përballje interesante, raporton SHENJA. Pas triumfit bindës ndaj Shkupit në xhiron e kaluar, Struga synon të vazhdojë serinë pozitive, teksa nga ora 12:00 në terrenin vendas përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin.

Ndërkohë, nga ora 14:30, Vardari mat forcat me Brera Strumicën në një tjetër duel që pritet të zgjojë interes te tifozët.

Xhiroja e 23-të vazhdon të dielën me përballjet Tikveshi – Shkupi dhe Shkëndija – Arsimi, ndërsa do të mbyllet të hënën me dy takime të tjera: Sileksi përballet me Pelisterin, kurse Bashkimi luan kundër Rabotniçkit. /SHENJA

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume