Është arrestuar një i mitur në Prishtinë, pasi ka kanosur me armë dy persona.

Policia ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur me armë dy viktimat meshkuj kosovarë. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është sekuestruar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume