Më 16.03.2026 rreth orës 13:40, në NJPB Vinicë u njoftua se në rrugën Koçan – Vinicë, në zonën e Vinicës, ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh “Folksvagen Turan” me targa të Shtipit, i drejtuar nga J.T. (59) nga Shtipi dhe një automjeti udhëtarësh “Mazda” me targa të Shtipit, i drejtuar nga Z.P. (65) nga fsh. Istibanjë, rrethina e Vinicës. Si pasojë e aksidentit, nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë 65-vjeçari Z.P., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore, ka konstatuar vdekjen. Bazuar në urdhrin e prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja e automjetit “Mazda”, Zh.P. (58) nga fsh. Istibanjë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar J.T. dhe bashkudhëtari i tij G.D. (65) nga Shtipi, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga prokurori publik dhe ekipi hetimor I NJPB Vinicë.