Dy persona janë qëlluar për vdekje në një bar në Raunheim, pranë aeroportit të Frankfurtit, njoftoi policia gjermane.

Sipas njoftimeve paraprake, një person i armatosur hyri në ambient rreth orës 03:45 dhe qëlloi mbi dy viktimat, të cilat humbën jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet bëjnë të ditur se autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.

Një operacion i gjerë policor është vënë në lëvizje për kapjen e tij.

Zona përreth barit është rrethuar, ndërsa forca të shumta policie po vijojnë kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume