Më 18.03.2026, në orën 17:25, në NJPB Kërçovë u njoftua se në rrugën rajonale Kërçovë-Osllomej ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti udhëtarësh “Audi” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga F.F. (29) nga Kërçova dhe një automjeti udhëtarësh “Pezho” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.Xh. (55) nga fsh. Cërvevc, rrethina e Kërçovës. Pas aksidentit, të dy shoferët u dërguan në spitalin e Kërçovës, ku A.D. iu konstatuan lëndime të rënda trupore, ndërsa F.F. iu konstatuan lëndime trupore. Gjatë marrjes së masave dhe kryerjes së alkotestit, është konstatuar se A.Xh. e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.71 promilë alkool në gjak. Me urdhër të prokurorit publik, ai u privua nga liria, ndërsa automjeti iu konfiskua. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume