Dje (20.03.2026) në orën 17:20 në bulevardin ,,Goce Dellçev” në Shtip, nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit, me ndihmën e një automjeti special për matjen e shpejtësisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është matur shpejtësia e lëvizjes së një automjeti të udhëtarëve ,,golf” me targa të Shtipit prej 105 kilometrash në orë në vendbanim, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 kilometra në orë.
Ndaj shoferit S.I. (21) nga Shtipi janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionin e paraparë me ligj.Kontrollet në komunikacion me automjetet speciale për matjen e shpejtësisë do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme në territorin e shtetit.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë në mënyrë të përpiktë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.
Vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume