Ushtria amerikane ka deklaruar se aftësia e Iran për të kërcënuar lundrimin në Ngushticën e Hosrmuzit është dobësuar ndjeshëm pas bombardimeve të fundit të kryera nga SHBA.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-s (Centcom), sulmet kanë shkatërruar një strukturë nëntokësore ku ruheshin raketa lundrimi dhe armë të tjera, si dhe infrastrukturë mbështetëse për inteligjencën dhe sistemet e radarëve.

Komandanti i Centcom, Brad Cooper, tha se përveç objektit kryesor janë goditur edhe stacione radarësh dhe qendra monitorimi që përdoreshin për të ndjekur lëvizjet e anijeve në rajon. Ai theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të synojnë objektiva të ngjashëm.

Në të njëjtën deklaratë, Cooper bëri të ditur se mbi 8,000 objektiva ushtarake iraniane janë goditur deri më tani, përfshirë rreth 130 anije.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës, dhe çdo përshkallëzim i tensioneve në këtë zonë ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe ekonominë globale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume