Mbetje eshtërore që dyshohet që i përkasin së paku një personi të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë janë gjetur në Rahovec.

Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore, shkruan KlanKosova.tv.

“Rahovec / 25.03.2026 – NN. Nga njësitë kompetente policore dhe institucionet përkatëse janë vazhduar punimet në vendin e cekur, dhe gjatë gërmimeve janë gjetur mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi/personi, i cili figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume