Nën masa të larta sigurie, në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i cili akuzohet për kanosje ndaj saj.
Seanca, e cila ishte caktuar të mbahej në orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut.

Kjo në bazë të vendimit të Gjykatës, të marrë më 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Interventuese e sjell në gjykatë Sylajn, të akuzuarin për kanosjen e së ndjerës Arlinda Zekajt.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume