Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë në nëntor të vitit të kaluar kishte miratuar një pako mbështetëse financiare për Kombëtaren e Kosovës.

Kurti në atë mbledhje kishte bërë të ditur se 500 mijë euro do të ndahen për Kombëtaren e Kosovës nëse arrin të kualifikohet kundër Sllovakisë.

Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesen tonë në futboll, për djemtë, me të cilët jemi krenarë në çdo ndeshje. Për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026, kalimin në fazën e play-off-it, me vendim të qeverisë, sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim. Besimin tonë në ta, po e shprehim me zotimet tona për ta: Së pari: në rast fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë prej 500 mijë eurove; Së dyti: Në rast të kualifikimit në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milion euro të tjera shpërblim. Përpara Kosovë. Gjithmonë me ty!”, kishte thënë Kurti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume