Athinë, 12 nëntor 2026 – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, në kuadër të vizitës zyrtare në Athinë, zhvilloi një takim në Qendrën Kombëtare për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale të Greqisë (EKDDA), institucion kyç për trajnimin dhe zhvillimin profesional të administratës publike greke.

Gjatë vizitës, presidenti i EKDDA-së, Vasilios Eksarhos, prezantoi punën, organizimin dhe përvojën e institucionit, ndërsa më pas u diskutuan hapat konkretë që do të ndërmerren pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Në fokus të bisedimeve ishin koordinimi i drejtpërdrejtë institucional, shkëmbimi i ekspertizës, zhvillimi i programeve të trajnimit dhe transferimi i praktikave të suksesshme, me synim ngritjen e standardeve profesionale në administratën publike të Maqedonisë së Veriut.

Minçev dhe Eksarhos vizituan edhe ambientet e Qendrës Kombëtare, ku u njohën nga afër me kapacitetet, kushtet dhe infrastrukturën për realizimin e trajnimeve dhe zhvillimin profesional të nëpunësve administrativë.

Sipas Ministrisë së Administratës Publike, memorandumi i bashkëpunimit shënon fillimin e aktiviteteve konkrete dhe një partneriteti afatgjatë institucional, me synimin që përvojat dhe praktikat e dëshmuara greke të zbatohen në zhvillimin e Akademisë për Trajnim dhe Aftësim Profesional të administratës publike në vend, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume