Më 26.03.2026 në ora 22:50, në rrugën rajonale Tetovë – Vollkovij, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin SH.Xh.(23) nga fshati Zhelinë.

Ai është kapur duke drejtuar automjetin “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës pa poseduar leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume