Privohet nga liria një person nga rrethina e Strugës, u kap gjatë tentimit për t’i vënë flakën barit dhe shkurreve të thata, vijon kallëzimi
Më 26.03.2026 në orën 13:30 në rrugën Strugë – fsh. Kalishtë, nëpunësit policorë nga DPB Strugë e privuan nga liria S.D. (52) nga fsh. Kalishtë. Ai u kap duke tentuar t’i vinte flakën barit dhe shkurreve të thata në rrugën përpara parcelës së tij. Gjatë marrjes së masave, nëpunësit policorë konstatuan se S.D. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 1.90 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.