Policia e Tetovës ka arrestuar edhe dy persona të tjerë gjatë kontrolleve të realizuara më 28 mars.
Rreth orës 22:40 në rrugën “167”, janë privuar nga liria R.M. (39) nga Tetova dhe A.M. (39) nga fshati Bërvenicë.
“Gjatë kontrollit tek A.M. është gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhuri e bardhë”, thuhet në njoftimin për Tetovasot.
Të dy janë mbajtur në stacion policor dhe ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse, shkruan Tetovasot.