Policia në Gostivar ka arrestuar një 39-vjeçar pas bastisjeve në dy lokacione.
“Më 30.03.2026, në orën 18:30 në Gostivar, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria L.Gj. (39) nga Gostivari. Gjatë bastisjeve janë gjetur 13 qese me lëndë të bardhë pluhur, peshore digjitale, rreth 150 copë municion dhe armë”, njofton policia.
Ndaj tij do të ngrihen kallëzime përkatëse sipas Kodit Penal.