Dy persona janë privuar nga liria në Tetovë pasi tek ata është gjetur lëndë e dyshuar narkotike.
“Më 31.03.2026, në orën 22:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.K. (27) nga Tetova, pasi që tek ai është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhur i bardhë”, njofton policia.
Ndërkohë, një tjetër rast është regjistruar pas mesnate.
“Më 01.04.2026, në orën 00:20 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin G.O. (44) nga Tetova, pasi që tek ai është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhur i bardhë”, thuhet në njoftim.
Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.TS