Gjatë ditës dhe natës së kaluar, në rajonin e SPB Tetovë janë shoqëruar gjashtë persona për drejtim të automjeteve pa leje drejtimi.

“Në rrugën ‘Bllagoja Toska’ në Tetovë, në ora 12:00 dhe 12:35, janë privuar nga liria I.I. (65) nga fshati Pallaticë dhe I.J. (62) nga Tetova, të cilët drejtonin motoçikleta”, njofton policia.

Po ashtu, është ndaluar edhe një i mitur.

“Në rrugën ‘Iliria’ në Tetovë, në ora 13:45, në prani të prindit është privuar nga liria një 15-vjeçar nga Tetova, i cili drejtonte motoçikletë”, thuhet në njoftim.

Në raste të tjera janë ndaluar edhe disa persona në Tetovë dhe Gostivar.

“Në ‘Çarshinë e Epërme’ në Tetovë është ndaluar R.I. (26) nga fshati Trebosh, i cili drejtonte automjet ‘Porsche’, ndërsa në Gostivar janë ndaluar A.S. (20) nga Debreshi me ‘Range Rover’ dhe A.Sh. (52) nga Çegrani me ‘Audi’”, informon policia.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume