Një 18-vjeçar nga fshati Vrapçisht është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar automjet pa leje drejtimi.
Sipas informacioneve policore, më 01.04.2026 rreth orës 11:50, në rrugën Tetovë-Gostivar, tek pika e pagesës rrugore në Gostivar, policia ndaloi automjetin “Rover” me targa të Gostivarit, i cili drejtohej nga I.E. (18).
Pas kontrollit, u konstatua se ai nuk posedonte leje drejtimi, ndërsa automjeti u konfiskua.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi sipas nenit 297-a të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin për Tetovasot.