Policia ka arrestuar një 43-vjeçar nga Shkupi pasi tek ai është gjetur lëndë e bardhë pluhur.
Ngjarja ka ndodhur më 01.04.2026 në orën 13:30 në rrugën rajonale Mavrovë-Rostushë, në vendin e quajtur “Hani i Prisojnicës”.
“Pas kontrollit në automjetin ‘Audi’ me targa të Shkupit është gjetur dhe konfiskuar lëndë e bardhë pluhur”, informojnë nga policia për Tetovasot.
Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.