Një 25-vjeçar nga fshati Vrapçisht është arrestuar nga policia në Gostivar.

Ngjarja ka ndodhur sot (03.04.2026) në orën 08:10 në rrugën “Ilinden” në Gostivar.

“Personi drejtonte automjetin ‘Golf’ me targa të Gostivarit pa patentë shoferi”, thuhet në njoftimin për Tetovasot.

Automjeti është sekuestruar përkohësisht, ndërsa ndaj tij do të paraqitet kallëzim.

“Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, njoftojnë autoritetet për Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume