Kryetari i Komunës së Tetovës, përmes Këshillit Komunal, po planifikon shitjen e stadiumit të të vjetër të Tetovës, një hap që ka nxitur reagime edhe te tetovarët edhe tek partitë opoztire në Tetovë.
Në lidhje me këtë çështje, gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe dega e BDI-së në Tetovë, duke kundërshtuar ashpër një mundësi të tillë dhe duke e cilësuar stadiumin si pasuri publike që nuk duhet të tjetërsohet.
Nga BDI – Tetovë kërkojnë transparencë dhe sqarime të detajuara nga Komuna lidhur me procedurat dhe qëllimet e këtij vendimi, ndërsa paralajmërojnë se do të kundërshtojnë çdo iniciativë që cenon interesin e qytetarëve./TS/