Këtë vit Karnavalet ilire nuk u organizuan në Tetovë, që siç bëri të ditur organizatori Neshat Mehmedi, kjo ndodhi në mungesë të mjeteve financiare. Mehmedi tha se ndihma nga institucionet ishte simbolike, që e pamundësoi organizimin.
Mehmedi tha se ky është edicioni i 18 i karnavaleve që siç tha, ka pasur edhe promovime të tjera në Prizren, Prishtinë e Kaçanik, duke theksuar mbështetjen që kanë pasur nga biznese dhe individ të caktuar.
“Mjete të mjaftueshme nuk kemi pasur nga institucionet, dhe vetëm e vetëm që mos të humbet kontinuiteti, falë disa bizneseve dhe individëve që na kanë përkrahur dhe mbështetur që ky eveniment që të vazhdojë edhe këtë vit”, shprehet Mehmedi.