Siç njofton TetovaSot se dje “Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut reagoi sot ashpër pas marshit studentor në Shkup, ku u kërkua zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës”.
Kështu u përgjigj dje Ministria e Drejtësisë përmes megafonit të Mickos, i cili për media deklaron se shume shpejt ky problem do të zgjidhet, ndërsa ne anën tjetër i lëshon megafonet e tij si Fillkovi, se nuk do të kete provim të jurisprudencës ne shqip!
Kjo është loja me dy porta e kryekomitit Micko, i cili është yshtur nga “bota serbe” për të shtypur çdo lëvizje shqiptare që kërkon të mbroj identitetin tonë kombëtar, pasi bullgarët nuk ja njohin identitetin e tij dhe kjo duket se e ka bërë xheloz ndaj gjuhës shqipe.
Ky është momenti ku vredistët duhet ta ndajnë shapin nga sheqeri, të jenë me kerkesat e studentëve shqiptarë apo me Fillkovin dhe politikën shoviniste të komiteve në qeverinë e koalicionit?
Duket se patriotët e rrejshëm të vredit kanë zgjedhur të rreshtohen me Fillkovin dhe Mickon, pasi nuk e nënshkruan peticionin e studentëve shqiptarë për të dhënë provimin ne gjuhen shqipe.
Ju të dashur vredistë pse nuk guxoni ta kundërshtoni Fillkovin po ia perveshni gjithë fajin opozitës e cila gjithsesi mban përgjegjësi, po juve ku jeni ç’bën ne bordellon qeveritare, a jeni dekor apo servilët e kësaj qeverie që shtyp dhe perdhos identitetin tonë kombëtar?
Kjo është ndarja mes së drejtës dhe diktatit të pushtetit sesi gjuha shqipe i pengon komitët në dhënien e provimit të studenteve shqiptarë në gjuhën amtare!
VREDI këtë qëndrim shoven të pushtetarëve mundohet ta shpjegoj se do të “rregullohet” edhe kjo çështje, por nuk thonë se kur?
Medai Shaholli