Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me atë nëse do të ketë rritje të pagave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, deklaroi:

„Këtë vit për ne është me të vërtetë i vështirë, veçanërisht me ngjarjet në Gjirin. Diçka për të cilën tashmë kam folur, por është siç është, do të luftojmë. Të gjitha Marrëveshjet Kolektive që kanë obligim nga 1 prilli, tashmë kanë filluar të zbatohen. Përfshirë edhe rritjen lineare dhe harmonizimin me pagën minimale te të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Edhe ata do të kenë rritje të të ardhurave personale. Kështu që si punëdhënës, ne praktikisht jemi harmonizuar me kolegët tanë në tërësi, mendoj se 97-98%. Kështu që mund të them se të paktën deri në vitin 2028, ai proces që e kishim të përcaktuar, e kemi rumbullaksuar.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume