Një incident i armatosur ka ndodhur në Butel të Shkupit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas informacioneve fillestare, të shtënat me armë zjarri kanë shkaktuar panik në zonë, ndërsa të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe për identifikimin e autorëve. Priten më shumë detaje gjatë orëve në vijim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume