Më 10.04.2026 rreth orës 00:50 në rrugën “113” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar një 48-vjeçar nga Tetova, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur një lëndë pluhur me ngjyrë kafe. Personi është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të vijojë procedurë përkatëse, raporton Tetovasot.

Po ashtu, rreth orës 02:10, policia ka arrestuar një tjetër person 29-vjeçar nga Tetova, pasi tek ai është gjetur marihuanë. Edhe ndaj tij do të vijojnë masat ligjore, shkruan Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume