Në Zhelinë ka nisur një fazë e re e konsolidimit dhe fuqizimit të Degës së Bashkimi Demokratik për Integrim, e mbështetur në një organizim të strukturuar dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve.

Siç bën të ditur kryetari i Degës Zhelinë, Emir Sulejmani, në krye të nëndegës është zgjedhur këshilltari komunal dhe aktivisti i dëshmuar i BDI-së, Memet Nezirii, i cilësuar si figurë e terrenit me përkushtim të palëkundur dhe besim të gjerë qytetar.

Procesi zgjedhor është zhvilluar në praninë e Sekretarit Organizativ, Nebi Rexhepi, i konsideruar si një nga shtyllat kryesore të organizimit me rol kyç në konsolidimin dhe funksionalizimin e strukturave. Gjithashtu, në këtë proces ka marrë pjesë edhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Faton Aliti, duke i dhënë organizimit peshë politike, drejtim të qartë dhe garanci për realizim të suksesshëm.

Sipas Sulejmanit, ky hap përfaqëson një angazhim të ri për forcimin e strukturave partiake dhe rritjen e efikasitetit në shërbim të qytetarëve.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume