Më 10.04.2026 në ora 22:00 në rrugën “Jasht Vardarit” në Tetovë, punonjësit policorë kanë privuar nga liria personin M.R.(38) nga fshati Rogle.

Ai dyshohet se rreth orës 19:00, në një parking në Tetovë, me një veturë “Volkswagen Golf” ka goditur qëllimisht djalin e mitur të T.J.(52) nga fshati Dobërcë.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume