Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Ministrin për pajtim, bashkëpunim rajonal dhe stabilitet shoqëror, Usame Zukorlić.

“Gjatë takimit zyrtar me Ministrin për pajtim, bashkëpunim rajonal dhe stabilitet shoqëror, Usame Zukorlić, zhvilluam një diskutim konstruktiv mbi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit shoqëror dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal. Në këtë kontekst, u theksua nevoja për forcimin e dialogut ndërinstitucional dhe identifikimin e mundësive konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me synim promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon”, ka shkruar zv/kryeministri Sali.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume