Profesori Zllatko Jaçevski, i cili ka kryer autopsinë mbi Ivana Stojanoska, në seancën gjyqësore bëri dallim mes lëndimeve të shkaktuara nga rënia dhe atyre të marra më herët.

Sipas tij, një pjesë e lëndimeve në fytyrë ishin të vjetra rreth një javë, ndërsa mavijosjet në qafë kanë ndodhur pak para vdekjes.

Ai deklaroi se tek Ivana nuk është konstatuar prani e alkoolit, drogës apo sedativëve. Ndërkohë, tek i akuzuari Stojançe Jovanovski janë gjetur kokainë dhe diazepam në përqendrime të larta.

Nga ana tjetër, mjekja Ana Ivçeva theksoi se lëndimet në mjekër janë shkaktuar nga shtrëngimi me gishta.

I akuzuari në dëshminë e tij ka mohuar ushtrimin e dhunës dhe nuk ka përmendur pretendimet për rrahje.

Seanca gjyqësore do të vazhdojë me fjalët përfundimtare, të caktuara për 28 prill.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume