Sot rreth orës 11:00, në rrugën Gostivar–Mavrovë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përplasur një motoçikletë dhe një veturë.
Sipas raportimeve për portalin TetovaSot, në vendin e ngjarjes shihet motoçikleta e rrëzuar në rrugë. Ende nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.
Policia ka arritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e këtij aksidenti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume