Një 17-vjeçar nga fshati Çellopek është privuar nga liria pasi ka drejtuar automjet pa leje dhe është përfshirë në një aksident komunikacioni.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën lokale Miletinë–Bllacë, ku i mituri po drejtonte një veturë “Audi” me targa të Tetovës dhe është përplasur me një motoçikletë “Kawasaki”, të drejtuar nga një 40-vjeçar nga Jançishti.
“Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse”, bëjnë të ditur nga policia.TS