Një kontroll rutinë në bulevardin “Iliria” ka përfunduar me arrestimin e dy personave.
Policia ndaloi një automjet “Audi” me targa të Tetovës, ku gjatë kontrollit janë konstatuar disa shkelje të trafikut.
“Shoferi ka filluar të sillet në mënyrë agresive dhe të ofendojë zyrtarët policorë, ndërsa pasagjeri ka refuzuar të identifikohet”, bëjnë të ditur nga SPB Tetovë.
Të dy personat janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ndërmerren masa ligjore pas dokumentimit të rastit.TS